Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Gjirin e Vlorës për shkak të kushteve të përkeqësuara hidrometeorologjike.
Nga ora 06:00 e datës 8 janar deri në orën 20:00 të datës 12 janar 2026, priten erë veriperëndimore me forcë 5–6 ballë dhe dallgëzim deri në 2 metra.
Mjetet e vogla dhe ato të peshkimit nuk do të pajisen me leje-nisje dhe janë të detyruara të sigurojnë mjetet në përputhje me kushte të motit.
Anijet e transportit ndërkombëtar do të operojnë normalisht.
/5pyetjet.al









