-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizja Bashkë proteston në Durrës, kërkon shpalljen gjendjes të jashtëzakonshme

Kryesoret

Lëvizja Bashkë ka protestuar këtë mëngjes para Bashkisë së Durrësit për përmbytjet që kanë prekur disa zona të qytetit në ditët e fundit.

Protestuesit kërkuan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe hetim të thelluar për hidrovorin e dytë, si dhe për punonjësin e bashkisë, Astrit Hysenaj, që dyshohet se humbi jetën pas përmbytjes.

Pankartat e protestuesve lexonin: “Gjendje e jashtëzakonshme tani”, “Uji na mbyt, korrupsioni sundon”, dhe “Hetim për portin e ri”.

Një ditë më parë, Prokuroria e Durrësit nisi hetime për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, shkatërrimit të pronës me përmbytje dhe pakujdesisë, duke dyshuar për mosfunksionimin e hidrovorit që ka kushtuar 19 milionë euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit