Në tryezën e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se qëllimi i opozitës është rrëzimi i qeverisë aktuale dhe organizimi i zgjedhjeve të lira, të cilat janë një nevojë urgjente për vendin.
Ai ka shtuar se një nga pikat kryesore të angazhimit të PD-së është garantimi i drejtësisë dhe parandalimi i ndërhyrjes së politikës në proceset gjyqësore.
“Qëllimi ynë është rrëzimi i kësaj qeverie dhe organizimi i zgjedhjeve të lira. E dyta, është të mos lejojmë pengimin e drejtësisë. Nëse ekzekutivi e merr në dorë drejtësinë, atëherë nuk ka më drejtësi. Po ndodh tashmë që Rama ndërhyn në çdo gjë. Ne nuk mund të kalojmë në një shoqëri të vetdrejtësisë, ne besojmë në ligjet dhe në shtetin e së drejtës. Partia Demokratike do të jetë një aleat i fortë dhe bashkëpunëtor për krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të lira.”









