-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD në Korçë kundër Salianjit: Anëtarët të distancohen, i shërben interesave të Ramës

Kryesoret

Një reagim i fortë politik ka ardhur nga Dega e Partisë Demokratike në Korçë, e cila ka dalë publikisht kundër një takimi të paralajmëruar nga Ervin Salianji, duke e cilësuar atë si veprim privat dhe në kundërshtim me vijën zyrtare të PD-së.

Sipas deklaratës, ky aktivitet shihet si i dëmshëm për partinë dhe i shërben interesave politike të kryeministrit Edi Rama, ndërsa anëtarëve u bëhet thirrje të distancohen nga çdo përfshirje.

Njoftimi i PD Korçë 

I dashur anëtar i PD Korçë,

Sot, Ervin Salianji, i vetëpërjashtuar nga PD për shkak se ka shkelur vijën e kuqe të përcaktuar në statutin e PD-së, që është bashkëpunimi me krimin e organizuar, duke spekuluar në emër të PD-së, po përpiqet të organizojë një takim me një agjendë tërësisht private, pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, madje një agjendë që bie ndesh me të.

Dega e PD Korçë ju bën thirrje juve, si anëtar i degës, të distancoheni, pasi ky takim i shkon për shtat vetëm axhendës së Edi Ramës dhe pushtetit të tij.

Ju faleminderit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit