Familjarët e Astrit Hysenajt, punonjës i mirëmbajtjes së rrugëve, kërkojnë drejtësi pas tragjedisë që i mori jetën atij dy ditë më parë.
Astriti, i cili ishte angazhuar në pastrimin e autostradës pranë një kanali, humbi jetën pas përmbytjes së rrugës nga rrjedha e fuqishme e ujit.
Në një deklaratë për mediat, vëllezërit e tij, Idajeti dhe Osman Hysenaj, kërkuan që tragjedia të njihet si një incident që ndodhi në krye të detyrës.
Ata theksuan se Astriti po bënte detyrën e tij, duke pastruar në zonën e rrezikuar, kur humbi jetën. Familjarët janë të shqetësuar dhe kërkojnë që autoritetet të verifikojnë me saktësi rrethanat e aksidentit.









