-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prefektura Durrës: Mbi 800 të evakuuar, sigurohen ndihma ushqimore

Kryesoret

Prefektura njofton se në Durrës gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar por pa shkaktuar probleme ne akset rrugore dhe në lumenj.

Autoritet ekipet e emergjencave ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë.

Në lumin Erzen dhe Ishëm situata është duke u normalizimit pasi ka pasur rënie të dukshëm të nivelit të ujit.

Deri më tani janë evakuuar gjithsej 848 banorë. Janë mbajtur 1453 akte konstatimi, janë verifikuar 4067 banesa.

Grupet e punës janë terren, 508 specialist do vazhdojnë me vlerësimin e dëmeve dhe në ditët në vazhdim deri në evidentim të plot të situatës emergjente.

Nga Drejtoria e Rezervave

Shtetërore janë siguruar 1100 pako ushqimore, nga të cilat: 350 pako ushqimore janë dërguar pranë ambienteve të Kavalishencës, Shtëpisë së Pushimit së Ministrisë së Brendshme. me 3 vakte për 5 ditë për qytetarët e strehuar.

Është siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Shtetërore 400 pako ushqimore nga të cilat janë ndarë në zonën e Durrësit të Ri ( ish – Këneta), si dhe Plazh.

350 Pako ushqimore jane shperndarë ne Sukth.

Në Sukth dhe Katund të ri janë përmbytur 2800 ha.

Bashkia Krujë

Në territorin e Bashkisë Krujë

Situata e deritanishme paraqitet.

Gjatë mbrëmjes në zonën e Fushë Krujës ka pasur reshje shiu me intensitet deri mesatar por deri më tani nuk na janë raportuar për probleme te reja pasi dhe në rrugët kryesore nuk ka prezencë uji.

Lumi Gjole Dhe Zezë nga inspektimet e bëra në mëngjes rezulton se ka rënie të dukshme të nivelit të ujit dhe situata po shkon drejt normalizimit.

Gjatë ditës së sotme grupet e punës do vazhdojnë me inspektimet e dëmeve nëpër banesa.

Gjatë ditës së djeshme përfundojë bllokimi i çarjes së argjinaturës të lumit Droje.

Bashkia Shijak

Informacion mbi situatën e krijuar në Bashkinë Shijak.

Strukturat e Bashkisë ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet të ulet dhe mesatar nga informacionet e mara nga grupet në terren nuk na janë raportuar problematika të reja.

Nga sektori i MZSH dhe sektori i sherbimeve të Bashkisë gjatë nates, është bërë i mundur pastrimi i 5 banesave dhe nxjerrja e ujit në 2 banesa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit