-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëshqitje dherash te Ura e Golikut, problematika në rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Kryesoret

Situata në aksin Qafë Plloçë – Qukës, vijon të mbetet problematike. Në vendin e quajtur Ura e Golikut, ka rrëshqitje masivi dherash e inertesh, ndërsa në shtratin e rrugës po vijon pastrimi.

Dhe në dalje të fshatit Udenisht drejt Pogradecit, ka prezencë uji në rrugën nacionale.

Raportohet se si pasojë e përmbytjeve, janë evakuuar 1 familje në fshatin Çërravë, 3 familje në fshatin Dardhas  si pasojë e rrëshqitje së dherave, po ashtu edhe 1 familje në fshatin Verdovë, si pasojë e gërryerjes se bazamentit nga prurjet e lumit te  Verdovës.

Në fshatin Çezmë, Njësia Administrative Trebinjë, ka shkarje dherash për momentin nuk rrezikohen banesa dhe situata po monitorohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit