-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkrumbimi i tregut te “5 Maji”, zjarrëfiksi: Instalimet elektrike nuk ishin hermetike

Kryesoret

Dy ditë më parë një shkëndije elektrike, dyshohet se ishte shkaku fillestar i nisjes së zjarrit në lagjen “5 Maji”, pasi u dogjë i gjithë tregu i rrobave të përdorura duke lënë në mëshirë të fatitit disa pronarë të bizneseve që operonin aty në treg.

Në inspektimin e kryer në 2025 ky objekt ishte gjobitur dhe i ishin lënë detyra, mosplotësimi i të cilave solli pasoja.

“Nuk i plotësonte kriteret të ishte një treg. Dyqanet ndaheshin me llamarina. Instalimet elektrike nuk ishin hermetike”, u shpreh zjarrfikësi Arben Cara.

Operacioni i fikjes së këtij zjarri të madh ishte një sfidë e vështirë për shkak të strukturës së objektit, por edhe të rrezikshmërisë që paraqisnin dyqanet që tregtonin gaz dhe parfume.

“Çatia ishte e njëjta dhe zjarri përhapej shpejt. Kishte rrezik për shpërthim sepse kishte dyqan me bombola dhe parfume që rrezikonin jetën e zjarrfikësve dhe njerëzve përreth”, shton Cara.

Për të shmangur situata të përmasave të tilla, sipas zjarrfikësit, bizneset duhet të kenë parasysh disa këshilla: “Të fikin energjinë elektrike kur mbyllin biznesin. Të bëjnë instalime elektrike cilësore. Kujdes nga cigarja”.

Për shkrumbimin e mbi 50 bizneseve me një dëm të konsiderueshëm monetar, policia dhe prokuroria e Tiranës ka çelur një hetim, ku nga të dhënat e deri tanishme ngjarja po trajtohet si aksidentale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit