-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nga përmbytjet te drejtësia, Rama flet vetëm për veten

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për qëndrimet e tij ndaj drejtësisë dhe situatës së përmbytjeve në vend.

Reagimi i plotë:

Ramaduro sot sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij!

Të dashur miq, në monologun e tij të neveritshëm, Ramaduro sot nuk foli për hallin e dhjetëra mijëra qytetarëve që nga Gjirokastra në Shkodër kanë banesat të përmbytura. Me këtë, ai mirë bëri, sepse përveç motit, shkak tjetër madhor i gjendjes së tyre të vështirë është vetë ai dhe ministrat e tij që, të pangopur, kanë vjedhur fondet e investimeve në infrastrukturën mbrojtëse nga përmbytjet.
Por Ramaduro foli për menderen e tij.
Ai, si peng i Lubisë, pasi ka bllokuar nëpërmjet 83 mandateve të tij të krimit heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, përsëri sulmoi sot drejtësinë e tij, e cila sipas tij “nuk është as e paanshme dhe as cilësore”.
Me këto akuza, Ramaduro dëshmon se ai nuk pranon dhe nuk do të pranojë vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, meqë sipas tij ata nuk janë të paanshëm dhe janë injorantë, jo cilësorë!
Me këtë qëndrim, Rama sërish pranon fajësinë e tij dhe ky qëndrim është një apel për çdo shqiptar të ngrihet për largimin e tij nga pushteti, një ditë e më parë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit