Trajneri i Interit, Cristian Chivu, doli në konferencë për shtyp para përballjes ndaj Napolit, duke theksuar rëndësinë e madhe të kësaj ndeshjeje për ekipin e tij.
Ai nënvizoi se skuadra ka punuar gjithmonë me përkushtim për të kapërcyer momentet e vështira, ndërsa dëshira dhe ambicia kanë qenë edhe më të forta pas zhvillimeve të muajit të fundit.
Chivu vlerësoi ndryshimin e ekipit përmes punës së palodhur, besimit dhe ambicies, duke shtuar se statistikat nuk mjaftojnë për të treguar vlerën reale të një skuadre.
Sipas tij, ajo duhet të dëshmohet në fushë.









