-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji në Korçë: Partia Demokratike ka energjinë për ndryshim dhe rotacion politik

Kryesoret

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me mbështetësit dhe strukturat e PD-së në Korçë, duke e cilësuar ngjarjen si një përvojë të mbushur me energji dhe entuziazëm.

Ai theksoi se Partia Demokratike mbetet një forcë e fuqishme politike, e gatshme të sjellë ndryshim dhe rotacion në vend, duke u bazuar te mbështetja dhe pjesëmarrja aktive e demokratëve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Korça ishte një magjepsje
Partia Demokratike është fuqi e jashtëzakonshme!
Ka brenda vetes energjinë dhe frymëzimin për të sjellë ndryshim të vërtetë, për të përfshirë njerëz, për të shkuar përtej vetes, për të sjellë rotacionin. Këtë e kemi parë në Durrës, në Gjirokaster, Elbasan, në Shkodër dhe dje në Korçën time të zemrës!
Fjalët nuk ekzistojnë për të shprehur falenderimet, por dua t’i përcjell një mirënjohje nga zemra për çdo demokrat dhe demokrate të Korçës entuziazmin dhe dashurinë që më përcollën në takimin e djeshëm!
E paharrueshme”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit