Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim të fuqishëm në “Foltoren” e kësaj të hëne para kryeministrisë, ku kërkoi përballjen e qeverisë me zemërimin e qytetarëve shqiptarë.
Ai theksoi se është koha për një “kryengritje paqësore” dhe një “revolucion të ri” që do të shpëtojë Shqipërinë nga, sipas tij, “narkodiktatura e Enver Hoxhës”.
“Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve. Ka ardhur koha që qeveria të ndëshkohet me zemërimin e qytetarëve. Ndaj, ju ftoj të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës. Do të shndërrojë Shqipërinë në vendin e bekuar të qytetarëve të ndershëm, punëtorë, të aftë, të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në atdheun e tyre,” tha Berisha.









