Sot u zhvillua seanca e radhës për dosjen “Partizani”. Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj kërkoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama.
Avokatja tjetër e ish-kryeministrit Klodiana Gjyzari deklaroi se hetimi penal ndaj Berishës është i nxitur politikisht dhe përbën përndjekje politike dhe jo ndjekje penale.
Sipas saj, kallëzimi është bërë nga Taulant Balla dhe procedimi penal është regjistruar brenda ditës.
Ajo theksoi se pas marrjes së pushtetit nga shumica parlamentare janë urdhëruar kontrolle, por aktet e tyre nuk janë depozituar dhe nuk gjenden as në arkiva, as si fotokopje për vitin 2014.









