I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, politologu Gentian Gaba foli mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe ndikimin e saj në rajon.
Ai theksoi se ndërsa iranianët janë gati për dialog mbi çështjet bërthamore, qëndrimi amerikan duket më i orientuar drejt mbështetjes së protestave.
“Vendet arabe kanë qenë të antagonizuara për të patur një armë bërthamore. Marrëveshja ibrahimike synonte të frenonte Iranin dhe ta rikthente në tryezën e armëve bërthamore, një gjë nga e cila të dyja palët kishin përfituar kohë. Ishte Trump ai që e prishi marrëveshjen në 2017. Administrata e tij e ka të qartë: nëse iranianët janë gati për të ulur dhe diskutuar për çështjet bërthamore, amerikanët thjesht duan të mbështesin protestat. Sepse Trumpi e prishi këtë marrëveshje,” tha politologu Gentian Gaba.









