Kupa e Shqipërisë ka hyrë në fazën e çerekfinaleve, pas hedhjes së shortit që përcaktoi përballjet mes skuadrave.
Ceremonia u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”, ku morën pjesë përfaqësues të klubeve dhe media sportive. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksoi rëndësinë e Kupës dhe kërkoi që ndeshjet të zhvillohen me frymën e fair-play-it dhe mbështetje masive nga tifozët.
Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 11 shkurt dhe 4 mars. Teuta do të përballet me Egnatian, Tirana me Dinamo City, AF Elbasani do të ndeshet me Partizanin, ndërsa Bylis do të luajë ndaj Vllaznisë.
Secila përballje premton spektakël dhe përqendrim të gjithë vëmendjes në rrugën drejt finaljes së Kupës së Shqipërisë.









