-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet në Durrës/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit

Kryesoret

Prokuroria e Durrësit pas përmbytjeve ka sekuestruar dokumentacionin që lidhet me ndërtimin e hidrovorit të ri në zonën e Porto Romanos, një investim me vlerë rreth 19 milionë euro.

Sipas grupit të hetimit, është sekuestruar dokumenti me titull “Hartim i studimit të projektit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën Porto Romano-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit”, i realizuar në kuadër të procesit të rindërtimit, me fond limit 87 milionë lekë.

Po ashtu, pranë Bashkisë së Durrësit është marrë e gjithë procedura tenderuese për ndërtimin e hidrovorit, si edhe dokumentacioni që lidhet me zbatimin e projektit në terren.

Ka dyshime serioze se hidrovori nuk ka funksionuar në momentet kritike. Tenderi për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos është fituar nga kompanitë “Vëllezërit Hysa”, “2T” dhe “Adriatik”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit