Lideri i PD-së Sali Berisha sot në konferencë për mediat, ka denoncuar sërish parkun teknologjik “Durana” në Xhafzotaj, duke thënë së është i njëjtë abuzim si ai i inceneratorit në zonës e Sharrës.
“Nëse do shkoni në Sharrë për të gjetur investimin 130 milionë euro taksa të shqiptarëve për djegien e plehrave, nuk do gjeni asnjë tullë dhe gjurmë të tij”, tha Berisha, ndërsa shtoi se “Durana apo Troplana e famshme e Edi Ramës është identike”, u shpreh Berisha.









