-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Numërimi mbrapsht për sulmin amerikan ndaj Iranit

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara kanë filluar procesin e largimit të qindra trupave nga Baza Ajrore Al Udeid në Katar, baza më e madhe ajrore amerikane në Lindjen e Mesme, në pritje të një operacioni të mundshëm ushtarak që Donald Trump mund të urdhërojë kundër Iranit.

Reuters raporton se personeli po largohet edhe nga baza të tjera në Lindjen e Mesme, pa përmendur konkretisht se për cilat prej tyre bëhet fjalë në këtë proces.

Zyrtarët evropianë vlerësojnë se sulmi i SHBA-së ndaj Iranit ka të ngjarë të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme. Kërcënim i drejtpërdrejtë për vrasje  kundër Trump nga Irani: Këtë herë plumbi nuk do të humbasë objektivin.

Raportime të pakonfirmuara sugjerojnë se të paktën një nëndetëse amerikane ndodhet në Lindjen e Mesme për t’u përdorur kundër Iranit nëse SHBA-të sulmojnë në përgjigje të protestave të përgjakshme.

Nëndetësja është e pajisur me raketa Tomahawk që mund të lëshohen nga një distancë e sigurt prej qindra kilometrash. Një nëndetëse me Tomahawk u përdor gjithashtu kundër sulmit ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Një zyrtar izraelit i sigurisë i tha Channel 12 të mërkurën se “nëse Irani sulmon, nuk do të ketë raund të dytë, ne do të veprojmë për të përmbysur regjimin”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit