Bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pritet të zhvillohen me në fokus disa çështje të ndjeshme ndërkombëtare, ku një rol të rëndësishëm pritet të ketë edhe situata e tensionuar në Liban mes Izraelit dhe Hezbollahut.
“Regjimi sionist vazhdon të shkelë angazhimet në Liban, kjo çështje do të jetë tema kryesore e diskutimit”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA. Ai shtoi se në tryezën e negociatave pritet të trajtohen edhe çështje ekonomike, përfshirë lirimin e aseteve të ngrira iraniane dhe mundësinë e lehtësimit të eksporteve të naftës.









