Mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:25, një automjet me drejtues E. L., 20 vjeç, ka përplasur këmbësorin Y. K., 69 vjeç, në rrugën “Martin Camaj” në Durrës.
I moshuari ka pësuar dëmtime dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.
Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.









