Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka publikuar pamjet nga momenti i kryerjes së Homazheve në Kompleksin Përkujtimor të Reçakut.
Postimi Haradinajt
Sot bëhen 27 vjet kur forcat serbe masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur në Reçak. Në nderim të dëshmorëve dhe martirëve, kam bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. Masakra e Reçakut, ashtu si edhe masakrat e tjera ndaj popullit shqiptar, janë dëshmi e krimeve gjenocidale që aparati shtetëror serb kreu në Kosovë.









