Qeveria ka miratuar Paketën Fiskale që hyn në fuqi pas 15 ditësh, e cila parashikon fshirjen e borxheve të papaguara të bizneseve para 31 dhjetorit 2014.
Nga kjo masë përfitojnë mbi 200 mijë biznese, me detyrime që arrijnë rreth 2.1 miliardë euro, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore.
Për borxhet e viteve 2015-2024, falja varet nga pagesa: pjesërisht falen nëse paguhen menjëherë ose me këste sipas rregullave të reja. Për detyrimet e viteve 2020-2024, gjobat dhe kamatat falen nëse pagesa kryhet brenda vitit 2026.
Ligji parashikon gjithashtu publikimin e 3,000 përfituesve kryesorë brenda janarit 2027, për ato biznese që kanë përfituar falje mbi 5 milionë lekë. Kjo nismë synon të lehtësojë barrën fiskale dhe të pastruar bilancet e biznesit.









