-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

QQ: Qeverisë i ka ikur “treni” i Arsimit

Kryesoret

Konferenca e Rektorëve u shndërrua edhe një herë në një ushtrim abstragimi, ku u ricikluan premtime të vjetra pa asnjë lidhje me realitetin. U fol sërish për ndërtimin e kampuseve të reja, ndërkohë që as pesë kampuset e premtuara prej vitesh nuk kanë nisur ende. U premtua “ndërkombëtarizimi” i universiteteve, ndërkohë që sot universitetet shqiptare nuk konkurrojnë në tregun akademik ndërkombëtar dhe vetëm 0.6% e studentëve janë të huaj, një tregues i qartë i izolimit dhe mungesës së atraktivitetit akademik.

Kulmi i absurditetit ishte premtimi i Kryeministrit për një “kampus në Durrës”, ku studentët e Tiranës do të shkojnë me “tren”, për të përballuar çmimet e larta të qirave. Ndërkohë realiteti është shumë më brutal, paratë informale dhe mungesa e politikave publike po i shndërrojnë qiratë në një barrë të papërballueshme për studentët.

Sot Kryeministri riktheu në vëmendje idenë e rikonceptimit të ligjit të arsimit të lartë, por pa pranuar asnjë nga problemet reale që po e gërryejnë sistemin. Rikonceptimi nuk mund të jetë thjesht një rishkrim teknik i ligjit, ai duhet të nisë nga një rikonceptim i vetë universitetit, roli të tij në shoqëri, lidhja që ai duhet të ketë me tregun e punës, me kërkimin shkencor dhe me zhvillimin ekonomik e social të vendit.

Ndërkohë, universitetet sot përballen me një realitet alarmant, ku drejtësia po heton tendera korruptivë dhe abuzime sistematike. Vetëm gjatë vitit të kaluar, SPAK ka lëshuar 28 masa sigurie, ndërsa Agjencia e Prokurimit Publik dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë vendosur 35 masa disiplinore në sektorin universitar. Ky nuk është universiteti që i shërben dijes, zhvillimit dhe shoqërisë. Ky është një institucion i rrënuar nga kapja, klientelizmi dhe mungesa e përgjegjshmërisë.

Qëndresa Qytetare po ndjek me shqetësim të thellë premtimet e pambajtura për arsimin ndër vite dhe mbi të gjitha, mungesën e seriozitetit në trajtimin e çështjeve arsimore. Sot, premtimeve u shtohet vetëm absurditeti, ndërsa realiteti flet për të kundërtën, për më pak investim publik, më shumë informalitet, më shumë pabarazi dhe më pak perspektivë për studentët shqiptarë.

Arsimi i lartë nuk ka nevojë për fjalë të bukura dhe projekte imagjinare. Ka nevojë për politika reale, financim të drejtë dhe një vizion që e vendos studentin dhe universitetin në qendër të zhvillimit të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit