Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, sot në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Mbledhja do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama, do të vijojë me fjalën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa më pas do të flasë kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla.
Pas tyre, fjalën do ta kenë kryetarët e komisioneve, të cilët do të kenë nga 10 minuta secili për të prezantuar raportin e veprimtarisë së komisioneve parlamentare.
Një fjalë do të ketë edhe sekretari i grupit, lidhur me raportin e pjesëmarrjes së deputetëve në seancat plenare, komisionet dhe mbledhjet e grupit.









