Gjatë një takimi në Laprakë me mbështetësit e Partisë Demokratike, Kryetari Sali Berisha ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj ligjit të barazisë gjinore, i cili ka shkaktuar debate të forta në Shqipëri.
Sipas tij, ky ligj është një sulm ndaj familjes tradicionale dhe do të jetë një nga legjislacionet e para që PD do të shfuqizojë kur të vijë në pushtet. Berisha theksoi se ky është një kërkesë e domosdoshme për të mbrojtur vlerat themelore të shoqërisë shqiptare.
“Ligji i parë që do të rrëzojmë është ai për barazinë gjinore. Këta duan të shuajnë familjen. Do e çojmë edhe në Kushtetuese, edhe pse e dimë se ata nuk do e pranojnë. Por ne do kërkojmë edhe referendum për të. Nuk e pranojmë. Këta duan ta bëjnë më keq se teoria e Karl Marksit, duan ta zhdukin fare familjen tradicionale. Por ne nuk do e lejojmë dhe sa të vijmë në pushtet do e shfuqizojmë atë ligj.”









