-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha sulmon Salianjin: Mbron interesa private dhe ka përjashtuar veten nga PD

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ish-deputetin Ervin Salianji se mbron interesa private, duke e quajtur këtë një shkelje të rënde të statutit të PD-së.

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Berisha theksoi se akuzat ndaj Salianjit janë të faktuara me dokumente dhe se ai ka përjashtuar veten nga PD duke shkelur nenin 24 të statutit të partisë.

Salianjit t’i përgjigjeni si një njeri që ka përjashtuar veten nga PD. I dashur Arbër, as ti, as unë dhe asnjë njeri, asnjë njeri, nuk është përgjegjës për aktet e paligjshme ndaj atyre që janë përgjegjës për aktet e tyre të paligjshme. Ndaj atyre që mbrojnë interesa të paligjshme. Nuk ka asnjë përgjegjësi. Ndaj dhe u garantoj që ai ka vetëm interesa private, strikt private, të faktuara me dokumente, ndaj dhe i është thënë anëtarësisë se ai zotëria ka përjashtuar veten nga PD. Kemi një nen ne, neni 24 i statutit, kur kapesh në shkelje flagrante të tij, dhe të detyrojnë pastaj të shëtisësh poshtë e përpjetë, ajo është veprimtari private e jotja, nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Kjo është përgjigjia ime për ju dhe çdo demokrat. Mos harroni një gjë, opozitarizmi është i vështirë, nuk është i thjeshtë, dhe të mos mendojë kush se ndarja me këta njerëz, e dëmton PD-në. U garantoj se e forcon. A e patë tjetrin? Disa vrapojnë drejtora, disa vrapojnë andej, nuk na duhen ne ëkta Arbër, ata janë mish i huaj në opozitë. Ata nuk janë opozitarë, janë pseudoopozitarë. Ne duhet të qëndrojmë parti e hapur pa asnjë mëdyshje, por kurë ndaj atyre që interesave të tyre personale përpiqen të shfrytëzojnë partinë për të avancuar interesa të paligjshme apo veprimtari në shkelje të rënda të ligjeve. Jo, atë nuk e bëjmë ne. Nuk jemi ne avoketër. Ne jemi parti e shtetit ligjor dhe i qëndrojmë asaj.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit