-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Duan apo s’duan”- Kurti, fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

Kryesoret

Albin Kurti fitoi bindshëm brenda Kosovës, por një test tjetër i vështirë mund të jetë edhe jashtë saj. Mandati që i dha populli në zgjedhje, me mbi 51 për qind të votave, vjen pas një periudhe marrëdhëniesh të tensionuara me aleatët perëndimorë, deri në atë pikë sa vetë partneritetet strategjike nisën të lëkunden.

Tensionet u ushqyen nga një sërë veprimesh të Qeverisë së kaluar të Kurtit – nga vendosja e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri, deri te mbyllja e shumicës së institucioneve serbe – të cilat u cilësuan nga bashkësia ndërkombëtare si të njëanshme, të pakoordinuara dhe problematike për komunitetin serb.

Në kulmin e krizës, më 2023, atëkohë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i dënoi ashpër veprimet e tilla, për të cilat tha se ishin “kundër këshillave të SHBA-së dhe partnerëve evropianë të Kosovës”. Ai, po ashtu, paralajmëroi pasoja për marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së.

Dhe, pasojat nuk vonuan: vetëm pak ditë më vonë, Kosova u përjashtua nga stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2023”, nikoqire e të cilave ishte vetë.

Për Kurtin, tani në retrospektivë, “ia ka vlejtur barra qiranë”, pasi strukturat paralele të Serbisë janë eliminuar dhe shteti ka shtrirë rendin dhe ligjin.

“Ne jemi miq përkundër kritikave. Ne nuk jemi miq të vërtetë nëse nuk arrijmë ta normalizojmë kritikën për njëri-tjetrin”, tha Kurti për Televizionin Kanal 10 në Prishtinë, dhjetorin e kaluar…. (Lexo lajmin e plote KETU)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit