-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK godet skemën e mashtrimit me Call Center, arrestohen 6 persona

Kryesoret

Spaku ka arrestuar 6 persona në kuadër të operacionit kundër mashtrimit me Call Centera, që dyshohet se mashtronin qytetarë italianë dhe europianë përmes investimeve të rreme në kriptomonedha.

Të arrestuar janë: Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi. Po ashtu, janë lëshuar urdhërndalime për dy persona të tjerë, ndërsa tre vëllezërit Prekaj janë shpallur në kërkim, të dyshuar si organizatorët kryesorë të skemës.

Hetimi filloi pas denoncimeve nga shtetas italianë dhe materialeve të siguruara nga gazetarët italianë të emisionit investigativ “Le Iene”. Call Center-i, që operonte në Tiranë, dyshohet se ka mashtruar qytetarët përmes platformave të rreme për investime në kriptomonedha.

Në aksion u gjetën pajisje kompjuterike dhe materiale të tjera të dyshuara, ndërsa u realizuan 28 kontrolle për kapjen e të dyshuarve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit