Gazeta greke “Protothema” shkruan se një rrjet ndërkombëtar mashtrimesh telefonike me qendër në Shqipëri, vepronte me një strukturë komplekse prej 450 personash, u shpërbë.
Rrjeti sipas medias greke zhvati 50 milionë euro nga viktimat në vende të ndryshme evropiane, përfshirë Greqinë.
Mashtruesit dyshohet se ofruan investime në kriptovaluta, duke premtuar fitime të mëdha dhe të garantuara.
Hetimi zgjati dy vjet dhe çoi në arrestimin e të paktën 10 të dyshuarve dhe sekuestrimin e një shume të konsiderueshme parash.
Europoli do ta përdorë rastin si një studim model mbi strukturën e organizatave kriminale që imitojnë bizneset legjitime.









