Në një takim të zhvilluar në Lezhë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ngritur shqetësime të forta mbi drejtimin aktual të PD-së, duke e akuzuar atë për humbjet e përsëritura dhe për vjedhjen e zgjedhjeve.
Në një fjalim të drejtpërdrejtë, Salianji kërkoi llogari për përgjegjësitë dhe akuzoi lidershipin e partisë për vendosjen e listave të dështuara dhe për ndihmën ndaj humbësve.
“Lezha meriton respektin e të gjithë PD dhe Shqipërisë. Mirënjohje të thellë për strukturat e partisë në Lezhë e Kurbin për gjithçka kanë bërë për PD, për moralin e lartë që i kanë mbajtur kokën lart PD-së edhe në ditët më të vështira. Pavarësisht sakrificës së demokratëve dhe skandaleve të përditshme të qeverisë, ne jemi ende në opozitë. Kemi humbur apo na i kanë vjedhur zgjedhjet, për këtë duhet të flasim hapur. Kush e ka përgjegjësinë për vjedhjen e zgjedhjeve në mënyrë të përsëritur, kush e ka fajin për listat e PD, për humbjet që sfidojnë edhe matematikën në disa qarqe? Kush e ka fajin që humbësat promovohen dhe demokratët që luftojnë dergjen në opozitë? A mund të ne ecim përpara ne në këto kushte duke ditur kush është zgjidhja dhe çfarë do të ndodhë nëse nuk ndryshojmë kurs, nëse nuk vendosim parime nëse nuk e çlirojmë potencialin e demokratëve, një potencial i jashtëzakonshëm”.









