Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Lungomares, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve që ishin në qarkullim.
Nga hetimet e para, ka rezultuar që një nga automjetet, një Volkswagen, ka dalë nga rruga pas përplasjes.
Drejtuesi i tij është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se një faktor i mundshëm i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, pasi aksidenti ka ndodhur në një zonë ku qarkullimi me shpejtësi të lartë është i ndaluar. Aktualisht, po zhvillohen hetime për të zbuluar më tej shkaqet dhe rrethanat që çuan në ngjarjen e rëndë.
Autoritetet kanë apeluar për respektimin e rregullave të trafikut, veçanërisht për shpejtësinë, duke theksuar rëndësinë e kujdesit dhe përgjegjësisë gjatë qarkullimit në rrugë.









