Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pas akuzave për transport të paligjshëm të emigrantëve.
Kreshnik Gaxha, banues në Kukës, është kapur gjatë operacionit “Relay 3”, i cili u zhvillua pas një muaji hetimi me metoda speciale.
Gjatë operacionit, ai u kap duke transportuar 6 emigrantë egjiptianë, të cilët synonin kalimin ilegal të kufijve për të arritur në shtetet e Bashkimit Europian.
Policia sekuestruan automjetin dhe dy celularët e tij. Hetimet vijojnë për të identifikuar të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Operacioni ishte realizuar në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, dhe materialet procedurale i janë referuar për veprime të mëtejshme.









