-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditja e Call Center/ Berisha: SPAK e dekonspiroi! Fitimet 30 mln Euro në muaj

Kryesoret

Nga dera e SPAK-ut, ku u paraqit për masën e sigurisë detyrim paraqitje për dosjen “Partizani”, Sali Berisha akuzoi se prokuroria e posaçme e dekonspiroi operacionin e goditjes së Call Center-it në qendër të Tiranës që mashtroi qytetarët europianë.

Call Center, Forex. U dekonspirua operacioni dy vjeçar të një grupi gazetarësh italianë. Ky treg është nga më kriminalet në Ballkan, Europë dhe botë. Janë 200 sipërmarrje të patronuara nga Olsi Rama, ortaku i Armand Josifit, që ditë e natë vjedhin qytetarët e huaj me mashtrimin.

Call Center që u kontrollua sipas hetimit që kanë bërë me agjentët e vetë vidhte në muaj 30 milionë euro të paktën, me mashtrim. Kjo veprimtari kriminale është absolutisht e tëra në mbikëqyerjen e narkopolicisë, njëlloj si dikur, që për cdo rrënjë kanabis paguhej tarifa prej 300 euro, për cdo kompjuter paguhen tarifa zyrtarëve të policisë që mbyllin sytë përpara një veprimtarie të tillë.

Qytetarëve u thuhet, “sille shumën se do të marrësh kaq dhe se e ke humbur në bursë”. Kati i 13-të ky ka punuar grupi i hienës dhe u kanë dhënë cdo informatë ekipit që hetonte kanë të gjitha fotot dhe videot për të gjitha veprimtaritë por kur shkuan e gjetën të boshatisur dhomën” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit