-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron refuzon ofertën e Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”, në Gaza

Kryesoret

Presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar ofertën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes” të ngarkuar me mbikëqyrjen e hapave të mëtejshëm në Gaza, tha zyra e tij të hënën.

Vendimi u mor për shkak të shqetësimeve se “Bordi i Paqes”, i kryesuar nga Trump, do të kishte kompetenca të gjera përtej qeverisjes kalimtare të Rripit të Gazës dhe do të minonte kuadrin e Kombeve të Bashkuara.

Deklarata vuri në dukje se statuti i bordit “shkon përtej kornizës së Gazës dhe ngre pyetje serioze, veçanërisht në lidhje me parimet dhe strukturën e Kombeve të Bashkuara, të cilat nuk mund të vihen në dyshim”.

Trump njoftoi themelimin e bordit të cilin e cilësoi si “Bordi më i Madh dhe më Prestigjioz i mbledhur ndonjëherë në çdo kohë, në çdo vend”, të premten si një pjesë kyçe e planit të tij me 20 pika për t’i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot vuri në dukje të hënën në mënyrë specifike fushëveprimin e statutit të bordit “në Gaza dhe gjetkë” dhe “fuqitë shumë të gjera” të dhëna kryetarit si pika shqetësimi. Sipas Barrot, Trump, si kryetar i bordit, do të jetë në gjendje të miratojë pjesëmarrjen e anëtarëve, të zgjedhë pasardhësin e tij dhe të vërë veton ndaj vendimeve të marra nga shumica e anëtarëve.

«Kjo është shumë, shumë larg Kartës së Kombeve të Bashkuara», tha ai gjatë një fjalimi para akademikëve francezë në Paris.

“Bordi i Paqes” i Trump po përballet me një polemikë të veçantë që po zhvillohet lidhur me tarifën prej 1 miliard dollarësh që vendet anëtare pritet të paguajnë nëse duan të qëndrojnë si anëtarë të përhershëm përtej tre viteve.

Kanadaja do të anëtarësohet, por nuk do të paguajë për vendin e përhershëm, tha kryeministri Mark Carney .

Trump u ka bërë ftesa edhe Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe Shqipërisë, Argjentinës, Egjiptit, Hungarisë, Indisë, Turqisë dhe Vietnamit për t’u bashkuar me bordin. Pavarësisht luftës së vazhdueshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, edhe Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një ftesë, tha Kremlini të hënën.

Një ndihmës i presidentit të Polonisë, Karol Nawrocki, tha të hënën se edhe ai ishte ftuar dhe po shqyrtonte përgjigjen e tij, por vuri në dukje përfshirjen e Putinit, duke vënë në dukje se ai ishte midis udhëheqësve “që shiheshin në kundërshtim” me presidentin polak. Kryeministri Donald Tusk më pas postoi në X se anëtarësimi në bord do të kërkonte miratimin parlamentar, duke shtuar: “Nuk do të lejojmë askënd të na mashtrojë”.

Arabia Saudite është ftuar gjithashtu të bashkohet me bordin, sipas një zyrtari saudit, i cili tha se mbretëria po e shqyrton ftesën.

Komiteti ekzekutiv i bordit do të përfshijë, ndër të tjerë, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, dhëndrin e Trump, Jared Kushner, dhe Ajay Banga, kreun e Bankës Botërore./ Politico

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit