Fermerët e prekur nga përmbytjet që kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi, u mblodhën sot para Bashkisë së Maliqit për të protestuar.
Ata kërkuan që shteti të ofrojë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara, duke theksuar se humbjet në prodhimin bujqësor janë të mëdha dhe të papërballueshme.
Protesta është monitoruar nga një prani e madhe forcash të Policisë, të cilat janë vendosur në hyrje të Bashkisë për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë zhvillimit të saj.
/5pyetjet.al









