Sot, në përvjetorin e 15-të të ngjarjes tragjike të 21 janarit, Kryeministri Edi Rama ka kujtuar katër viktimat që humbën jetën gjatë protestës para Kryeministrisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shprehur shqetësimin e tij për vonesën e drejtësisë, duke e cilësuar ngjarjen një “krim shtetëror të pashembullt” dhe duke theksuar se edhe pas një dekade e gjysmë, viktimat nuk gëzojnë ende paqe.
Ai kërkoi që, pavarësisht se si vonohet, drejtësia për 21 janarin do të vijë.
“MIRËMËNGJES dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.









