-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha nga Kruja: Edhe Ballabani osman ka qenë më lule se Rama!

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha së bashku me një grup deputetësh demokratë këtë të mërkurë ka marrë pjesë në aktivitetin “Zanafilla e Kombit” me rastin e datëlindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Nga ky takim kreydemokrati ka hedhur akuza të rënda ndaj Kreyministrin Edi Rama për marrëdhëniet e tij me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ku sipas Berishës është argat i Beogradit.

“Nderimi i Skënderbeut për çdo shqiptar është detyrimi. Kur mos të dorëzohemi kundër këtij pushtuesi që ka poshtëruar shqiptarët. Ballabani ka qenë më lule në krahasim me Edi Ramën”.

Fjala e Berishës

Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithëve ju këtu qytetare dhe qytetarë të qytetit dhe rrethit të Krujës, të gjithë banorëve, të gjithë krutanëve kudo që ndodhen sot, por edhe një mirënjohje të pakufishme ndaj jush për mbështetjen tejet të çmuar që ju i dhatë në kushtet më të vështira PD-së. Aleancës opozitare, kandidatëve të saj.
Të nderuar deputetë, drejtues politik i qarkut, Bylykbashi, zoti Strazimiri, zoti Cara, zoti Piroli, zoti Xhelal Mziu, zonja Luku, Andia Ulliri, të gjithë ju miq të pranishëm në këtë takim.
Dua të falënderoj shumë Aulon Kalanë, me shumë mirënjohje, për organizimin e këtij takimi në nderim të figurës më të ndritur të të gjithë historisë tonë kombëtare, të figurës më të jashtëzakonshme, jo vetëm në historinë e kombit shqiptar, por absolutisht dhe në historinë e njerëzimit.
Të një gjeniu të papërsëritshëm në politikë, në ushtri, diplomaci.
Të burrit që u shndërrua me veprën e tij në shtyllë thelbësore të identitetit kombëtar të shqiptarëve, të qenies së çdo shqiptari, Skënderbeut.
Me Skënderbeun lindi liria e shqiptarëve.
Me Skënderbeun lindi lavdia e shqiptarëve.
Me Skënderbeun, 200 vite para Vestfalisë nisi shteti i shqiptarëve, me prijësin e vet legjendar, me flamurin e vet, ndër më të bukurit në botë, me Kushtetutën e vet, me territorin që nuk guxonte kush t’ia prekë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit