Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Rrenas të Belshit, ku një e moshuar ka humbur jetën.
Sipas informacionit të dhënë nga policia, 20-vjeçari K. I. dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, e cila ishte këmbësore.
Për pasojë, e moshuara ka ndërruar jetë në spital, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është marrë në pyetje nga autoritetet. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar tërësisht rrethanat e ngjarjes.









