Gjykata në Japoni ka dënuar me burgim të përjetshëm Tetsuya Yamagami, i cili vrau ish-kryeministrin Shinzo Abe gjatë një tubimi elektoral në qytetin Nara më 2022. Yamagami, 45 vjeç, pranoi fajësinë që në fillim të procesit gjyqësor, ndërsa dënimi ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik.
Disa e konsiderojnë si një akt të paarsyeshëm dhe me gjakftohtësi, ndërsa të tjerë shprehin simpati për të, duke marrë parasysh sfidat e tij të mëparshme dhe rrethanat familjare.
Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm duke theksuar se vrasja e Abe ishte një ngjarje të pazakontë për Japoninë, një vend ku krimi me armë zjarri është jashtëzakonisht i rrallë.
Avokatët e Yamagami kërkuan një dënim më të butë, duke argumentuar se ai ishte viktimë e një abuzimi fetar, pasi familja e tij u shkatërrua financiarisht nga lidhjet e nënës së tij me Kishën e Unifikimit, një organizatë fetare e përfolur.









