-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Rama më i keq se Çubriloviçi, ka shuar 80% të komunave malore!

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha, këtë të mërkurë nga selia blu në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ka folur sërish për zgjedhjet e 11 majit 25, duke thënë se “Partia-Shtet” ka bërë farsë elektorale.

Gjatë fjalës së tij ai ka përmenduar edhe rolin e grupit të punës të dy reformave atë territoriales dhe zgjedhores, por sërish ka akuzuar rëndë Kryministrin Edi Rama duke thënë se ka vepruar më keq se Vaso Çubriloviçi sepse ka shuar 80% të komunave malore me reformën territoriale të 2014.

Fjala e Berishës

Ne jemi të gatshëm të zbatojmë vendimet e komisionit të reformës zgjedhore dhe territoriale. Ne jemi të vendosur të paraqesim hartën më të mirë dhe në interes të qytetarëve. Së pari, dua të përgëzoj deputetët e komisioneve të reformave, qoftë asaj territoriale dhe asaj zgjedhore për punën që po bëjnë jashtëzakonisht të rëndësishme në dy fusha themelore me interes shumë të madh për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.
Ju jeni dëshmitarë se zgjedhjet e 11 majit u damkosën tashmë në të gjitha dokumentet ndërkombëtare si zgjedhjet në kushtet e partisë shtet.

Po kështu bëhet një punë shumë e mirë nga komisioni i reformës territoriale.
Janë organizuar dëgjesa, në vlerësimin tim, të rëndësishme dhe të çmuara, ku shqiptarët kanë dëgjuar vlerësimet e tyre, vlerësimet e qytetarëve për pseudoreformën e Edi Ramës, e cila ishte e tëra në funksion të shpopullimit të Shqipërisë dhe farsës elektorale të qeverisë.

Unë përshëndes anëtarët e komisionit, përshëndes qytetarët dhe i garantoj se ne jemi të vendosur të paraqesim, në përputhje me interesat e tyre, hartën më të mirë, ndarjen territoriale më në interes të qytetarëve.

Dhe këtë na e bën të mundur plotësisht ekspertiza e jashtëzakonshme që ka Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Evropës, praktika shumë e pasur e vendeve evropiane, të cilat kanë komuna nga 80 banorë në 1 milion banorë.
Dhe ky, që çdo epitet dhe çdo sharje e meriton, në vendin më malor të Evropës, shuajti çdo komunë malore.

Në vendin me infrastrukturën me të prapambetur në Evropë, shuajti të gjitha komunat malore.
I ra vizë 80 përqind të territorit të Shqipërisë. As Çubrilloviçi nuk do ta bënte këtë.
Ndaj dhe unë e vlerësoj shumë punën me transparencë që po bëhet dhe dëgjesat që po organizohen

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit