Nesër do të mblidhet Kuvendi për të votuar nismën e Presidentit amerikan Donald Trump për Bordin e Paqes. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi më herët pasdite deklaroi se nuk kanë marrë njoftim nga Kuvendi për seancën, por në mbrëmje u ka dërguar një mesazh deputetëve për një mbledhje nesër duke shprehur vendimin për mbështetjen.
Të nderuar kolegë,
Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar në seli, lidhur me seancën e sapo njoftuar plenare.
Pavarësisht shkeljes së të gjitha rregullave procedurale kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendin, si një provokim të ulët ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptar, nga njëriu që nërçin e tij me SHBA dëshiron tia imponojë Shqipërisë apo të mashtrojë shqiptarët sikur kjo nuk ekziston, ne DO TË MARRIM PJESË nesër në seancë, si mbëshetje ndaj përpjekjeve/angazhimit të Presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale.
Lutem të sigurohet pjesëmarrja! Faleminderit









