-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj kritikon ashpër policinë: E morën armën e krimit, shtypin lirinë e shprehjes

Kryesoret

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ashpër pas veprimeve të policisë që hoqën plastmasat e përdorura nga protestuesit për të mbrojtur veten nga të ftohtit para Kryeministrisë.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Lapaj i cilëson këto masa si një tentativë për të minuar protestën dhe të drejtat e qytetarëve për të shprehur pakënaqësitë e tyre.


“Opa, e morën armën e krimit”, shkruan Lapaj, duke ironizuar heqjen e plastmasave nga protestuesit, të cilët kishin përdorur ato për të krijuar kushte më të ngrohta në ditët me temperatura të ulëta. Ai vazhdon më tej duke thënë: “21 janar, policat e Edi Ramës! Nesër do të dalin me lot krokodili për të qarë për protestuesit, ndërkohë që nuk lejojnë asnjë formë proteste.” Lapaj akuzon qeverinë dhe policinë për përdorimin e forcës për të shtypur shprehjen e lirë dhe kundërshtimin ndaj politikave të qeverisë, duke lidhur këtë situatë me ngjarjet e dhunshme të 21 janarit dhe vrasjet e protestuesve në atë kohë.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë, Lapaj theksoi se ky veprim është një tjetër hap i qeverisë për të shtypur çdo formë opozite, duke e cilësuar këtë si një pasqyrë të pushtetit të Edi Ramës dhe të policisë së tij. “Ky është Edi Rama, këta janë policët e tij që po shkelin çdo të drejtë demokratike,” u shpreh Lapaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit