-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tartar Bazaj: Rasti i gjyqtares Irena Gjoka: Nga çështje juridike, në një dënim shoqëror!!!

Kryesoret

KUR NJË KOMB QË U DETYRUA TË NDRYSHONTE EMRIN DHE MBIEMRIN PËR TË JETUAR, DHE SOT DËNOHET PËR ATË QË MBIJETOI !!!! PSE LIND NEVOJA PËR NJË INTERPRETIM TË KËTIJ LIGJI NË GJYKATËN KUSHTETUESE!

Rasti i gjyqtares Irena Gjoka: Nga çështje juridike, në një dënim shoqëror!!!

Ka periudha në historinë e një kombi që nuk mund të gjykohen me standardet komode të kohës së sotme.

Vitet ’90 deri në liberalizimin e vizave për shqiptarët nuk ishin vite zgjedhjeje, por vite mbijetese.

Ishte koha kur shteti kishte rënë, kur ligji nuk mbronte, kur varfëria detyronte njeriun të bënte atë që sot gjykohet lehtë nga kolltuku i stabilitetit.

Në atë kohë, shumë shqiptarë ndërruan emra, mbiemra, identitete formale, shumë u detyruan të kalonin detet dhe malet, lumenjtë dhe një pjesë e vëllezërve tanë, janë mbytur, janë shqyer nga egërsirat, janë vrarë nga shtetet fqinje etj etj. Ajo dhimbje kombëtare e rëndë, që nëse kujtohet, do të hap disa plagë të rënda që kullojnë ende gjak. Dhe pikërisht për një popull i cili donte të shpëtonte nga skllavëria 45-vjeçare të regjimit komunist.

Të gjitha ato “Marrëzira”, që quhen në kohën e sotme, atëherë ishin një normalitet!!! Jo për të përfituar pushtet.

Jo për të mashtruar shtetin.

Por, për të shpëtuar jetën.

Emri i ndërruar ishte si akt mbijetese, jo si një krim moral.

Ndërrimi i emrit apo i mbiemrit në emigracionin drejt Greqisë nuk ishte mohim i identitetit kombëtar.

Ishte mjet për të mos u zhdukur fizikisht nga varfëria.

Kjo është një e vërtetë historike që nuk mund të fshihet, sepse nëse e mohojmë, atëherë po gjykojmë një brez të tërë shqiptarësh si kriminelë, kur në fakt ata ishin të braktisur nga shteti i tyre.

Ligjvënësi që ndërtoj “ Ligjin Famshëm të dekriminalizimit”, apo Drejtësia që nuk e njeh këtë realitet, nuk është e verbër, është e padrejtë me “një dhimbje dhe tragjedi kombëtare”.

Në këtë kontekst duhet parë edhe rasti i gjyqtares së GJKKO znj. Irena Gjoka.

Debati juridik mbi të kaluarën e saj, mund dhe duhet të zhvillohet në institucionet përkatëse, me ligj, prova dhe standarde procedurale, me situatën e kohës, me kushtet ekstreme të mbijetesës kombëtare, me harresën e një sëmundjeje të madhe kombëtare si një produkt të diktuar nga regjimi kohës etj.

Por ajo që po ndodh në hapësirën publike sot, ka tejkaluar çdo kufi juridik dhe është shndërruar në ndëshkim moral kolektiv.

Sepse sot nuk po gjykohet vetëm një gjyqtare.

Po goditet:

  • familja e saj,
  • bashkëshorti,
  • fëmijët e pafajshëm,
  • njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me asnjë akt juridik.

Ky është momenti kur shoqëria, mediat, klasa politike, drejtësia etj, pushon së qeni institucion dhe kthehet në dënim dhe poshtërim shoqëror pa gjyq të një bije, të një motre, të një nëne, por edhe të një magjistrate.

Fëmijët nuk janë palë në procese politike dhe juridike. Ata sot do ti shoqëroj një traum familjare që do tu rëndoj tërë jetën.

Asnjë shoqëri e qytetëruar nuk i shtrin pasojat e një hetimi apo debati publik mbi familjen dhe fëmijët.

Fëmijët nuk mbajnë përgjegjësi për të kaluarën e prindërve.

Bashkëshortët nuk gjykohen për funksionin e tjetrit.

Kur emri i një prindi kthehet në objekt linçimi, plaga nuk është juridike, është morale dhe njerëzore.

Dhe një ligj për mua “anti-kombëtar”, me pretekstin e integritetit të një Zyrtari i cili për Mbijetesë e bëri atë veprim, një drejtësi që pranon këtë pasojë pa reaguar,

Një shoqëri e cila nuk ka guxim ti dalë në Krahë, humb jo vetëm autoritetin moral, por bëhet urë kalimi për të ndëshkuar këdo tjetër në të ardhmen.

Fisnikëria e shoqërisë, e ligjvënësit dhe e drejtësisë matet me kufijtë që ajo i vendos vetes!!!

Fisnikëria institucionale nuk qëndron te ashpërsia, por te përmbajtja.

Një shoqëri, një institucion ligjvënës, një drejtësi fisnike:

  • heton pa urrejtje,
  • gjykon pa poshtërim,
  • ndëshkon pa shkatërruar familje.
  • zbut problemet sociale, duke shmangur hapjen e plagëve të vjetra dhe dhimbjet kombëtare.

Sepse shteti nuk është hakmarrje.

Shteti është rregull me gjykimin e kohës dhe masë.

Koha, rehabilitimi dhe përgjegjësia njerëzore!!!!

E drejta moderne njeh parashkrimin dhe rehabilitimin pikërisht për këtë arsye:

Që shoqëria të mos e mbajë njeriun peng të së shkuarës së një plage kombëtare të vet, veçanërisht kur ajo lidhet me mbijetesën në kohë të errëta.

Të përdorësh sot të kaluarën si armë absolute, pa dalluar kontekstin, është padrejtësi historike dhe mizori morale.

SI PËRFUNDIM DUA TË THEKSOJ SE!!!!

Ky nuk është një shkrim për të mbrojtur një emër.

Është një shkrim për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve që mbijetuan, dhe KUJTESË PËR LIGJVËNËSIT, kujtesë për grupet e interesit që ti drejtohet GJYKATËS KUSHTETUESE PËR INTERPRETIM TË LIGJIT, që duhet të mbyllte plagët kombëtare dhe jo tu rikthehej pa mëshirë atyre, drejtësisë që nuk duhet të shndërrohet në turmë ndëshkuese.

Një parlament apo një drejtësi që shkatërron familje për të treguar forcë, nuk është e fortë.

Një ligj apo drejtësi që harron dhimbjet, tragjeditë, apo varfërinë e djeshme, nuk është e drejtë.

Dhe një Kuvend si përfaqësues i sovranit, apo një drejtësi pa kujtesë, pa masë dhe pa fisnikëri, nuk i shërben as ligjit, as kombit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit