-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Trump në Davos: SHBA është motor i ekonomisë globale, Europa përballet me sfida të mëdha

Kryesoret

Në një rikthim të tij të parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Presidenti amerikan, Donald Trump, e nisi fjalimin e tij duke theksuar se ekonomia e Shteteve të Bashkuara është përmirësuar ndjeshëm nën drejtimin e tij.

Ai e konsideroi këtë vit si një periudhë të suksesshme për SHBA-në, duke e lidhur rritjen e ekonomisë amerikane me përparimin e përgjithshëm global, por gjithashtu duke shprehur shqetësim për situatën e Europës.

Trump u ndal në një analizë të thellë të politikave ekonomike dhe ndërkombëtare, duke vënë theksin te roli i SHBA-së si motor i rritjes botërore.

“Ekonomia jonë po rritet, produktiviteti po ashtu, të ardhurat po rriten, inflacioni është mundur dhe kufiri i rrezikshëm është mbyllur, tashmë i padepërtueshëm,” deklaroi Trump, duke krahasuar arritjet e tij me ato të administratës së mëparshme dhe duke theksuar se SHBA ka arritur një rritje të jashtëzakonshme.

Kur SHBA rritet, gjithë bota ecën mirë. Kur shkojmë keq ne, të gjithë shkojnë keq.” Ndërkohë, për Europën, ai shprehu shqetësimin se disa shtete po kalojnë periudha të vështira, duke theksuar se situata është e qartë dhe ka nevojë për veprim të shpejtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit