Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes ditën e sotme në Kuvend.
Sipas tij Rama ka shprehur se nuk beson se marrëveshja dhe “arkitekti” i saj, presidenti Donald Trump.
Ai shtoi se Rama iku nga salla pa asnjë arsye shtetërore, sepse “Rama jo vetëm që nuk e sheh dot me sy Donald Trump, por i duhej vetëm skena politike për të mbuluar dështimin e tij spektakolar me mungesën në Davos”.
Reagimi i Bardhit:
Kush beson vërtet te një marrëveshje dhe te arkitekti i saj, Presidenti Trump, nuk braktis votimin. Edi Rama e bëri. Ai nuk e votoi marrëveshjen!
Iku nga seanca pa asnjë arsye shtetërore. Sepse Edi Rama jo vetëm që nuk e sheh dot me sy Donald Trump, por i duhej vetëm skena politike për të mbuluar dështimin e tij spektakolar me mungesën në Davos.
Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur SPAK-un. U rreshtua si avokat i Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit, por jo si një shtetar i përgjegjshëm.
Ne ia dogjëm skemën perverse antiopozitë Edi Ramës. Ne e votuam me besim marrëveshjen dhe partneritetin me Presidentin e SHBA-së. Ai u zhduk nga Parlamenti pa votuar.
Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!









