Gjatë seancës së sotme në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama për mënyrën se si ka trajtuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Bardhi theksoi se Kosova ka marrë ftesën për këtë bord që në datën 20, dhe jo dje, siç është sugjeruar nga Rama. Ai e akuzoi Kryeministrin për mashtrim dhe i kërkoi që të tregonte të vërtetën për popullin shqiptar.
“E ka marrë dje Kosova ftesën? Jo, zonja ministre, Kosova ka marrë ftesën që më 20 janar. Mos mashtroni popullin, por thoni që jemi krenarë që Kosova mori ftesën.
Ne jemi të gjithë dakord këtu në Kuvend që Shqipëria të jetë në Bordin e Paqes dhe të japë një kontribut sa më të vogël, me aq fuqi sa ka.
Sot mësuam që ai bëri edhe për paqen me Erion Veliaj. Nga 18 minutat që foli, 15 minuta ishin për SPAK. Cfarë lidhje ka SPAK me Bordin e Paqes? Apo donte të kërcënonte SPAK-un që e ka mirë me Amerikën?
Çfarë hyne SPAK në këtë diskutim që po bëjmë ne sot? Kush ishte shqetësimi i Ramës sot? I tha shqiptarëve që do ishte themelues, ku je sot tek themelimi? Ja, këto këtu në foto janë ata të Bordit të Paqes, por themelimi është bërë sot në Davos. Por ti erdhe këtë me turp, erdhe dhe the që zgjedhoja të shkruhej një marrëveshje, por në të vërtetë aty nuk ka vend, nuk ka karrige aty.
Ti zgjodhe sot që të rrije afër krahut tënd të djathtë. Je i vetmi Kryeministër në Europë që mbron krimet e organizuara. Ky është një turp për Shqipërinë!”









