-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Gjyqi për kompetencat, SPAK: Qeveria po bllokon hetimet për Ballukun

Kryesoret

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut vijon prej orës 10:00. Qeveria kërkon të zgjidhë konfliktin e kompetencave, pra nëse GJKKO ka kompetencë për të pezulluar nga detyra një ministër të qeverisë.  Prokurori i SPAK, Dritan Prençi ka dhënë argumentet e tij, duke sqaruar se pse në rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nuk ka konflikt kompetencash, sic pretendon kryeministri Rama.

“Nuk mund të pretendohet për konflikt kompetencash. Për të pasur konflikt kompetencash midis pushteteve duhet të plotësohen tre kritere ligjore. Mosmarrëveshja lind midis organeve të pushteteve të ndryshëm, mosmarrëveshja lidhet me organet që vendosin vullnetin e pushtetit të tyre dhe Mosmarrëveshja ka të bëjë me përcaktimin e sferës së kompetencave. Në rastin konkret këto kushte nuk plotësohen.

SPAK vlerëson se kërkesa e kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO për masën e sigurimit personal apo për interpretim të nenit 103 pika 3 nuk lidhen me kontrollin kushtetues mbi ligje, nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve.

Vlerësojmë se kërkuesi nuk mund të përdorë këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit, pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca të SPAK dhe GJKKO dhe nuk mund të cënohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv”, tha prokurori Dritan Prençi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit