Parlamenti miraton në parim me 113 vota pro dhe 1 abstenim aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues kryeministrin Edi Rama. Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në votim. Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muci abstenoi.
Më herët Partia Socialiste në Komisionin e Jashtëm rrëzoi amendamentet e PD, që të hiqet nga projektligji emri i Edi Ramës dhe Shqipëria të përfaqësohej nga Presidenti i Republikës ose me autorizimin e tij nga kryeministri i Shqipërisë.

Në fund u miratua versioni i qeverisë për Bordin e Paqes.









