-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Miratohet procedura për “Bordin e Paqes”, Peleshi: Të mblidhet Komisioni për Punët e Jashtme

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot, me 80 vota pro, shqyrtimin e marrëveshjes për anëtarësimin e vendit në Bordin e Paqes.

Marrëveshja, e miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave më 21 janar 2026, parashikon që Shqipëria, e përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, të bëhet pjesë e Kartës themeluese të Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë një organizatë ndërkombëtare me misionin për promovimin e paqes dhe stabilitetit në territore të prekura nga konflikti.

Shqipëria do të ketë statusin e anëtarit themelues dhe një rol aktiv në vendimmarrjen e Bordit.

Ky angazhim përforcon pozicionin e vendit si faktor stabiliteti dhe kontribuon në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. Marrëveshja mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është një hap i rëndësishëm për politikën e jashtme të Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit