-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Paloka kritikoi Ramën: Ky është në hall

Kryesoret

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka folur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me Edi Ramën dhe mos prezenca e tij në Bordin e Paqes.

Këtu në fakt… meqë dolëm tek emri, Niko na the që do merrnim përgjigje, po s’morëm asnjë përgjigje. Unë bëra një pyetje. Qëndrimi jonë u bë i qartë këtu lidhur me pjesëmarrjen e Shqipërisë në atë bord. Unë bëra një pyetje: po sikur të thyejë qafën nesër ky, që e keni vënë me emër në marrëveshje, si do t’ia bëjmë? Do mblidhemi prapë? Shkon Belinda. Po pikërisht pra, se ky që kishte zgjedhur mes Presidentit dhe vajzës së tij, sot ishte me Belindën këtu. E thashë, do i kishte dhënë të gjitha, vetëm që të ishte pak atje. Po në fakt ishte këtu me Belindën, se ky është vendi i tij, i natyrshëm, nuk mund të jetë dot në vend tjetër. Edhe shpejt do jetë në vendin që i takon tamam të jetë. Prandaj edhe njëherë, nuk jemi ne në hall. Është ky në hall. Sepse siç thashë pak më parë nga vendi, ky është mësuar të përdridhet. Është mësuar të përdridhet. Edhe sot është në hall kujt t’ia japë: t’ia japë motrës së Aleksit apo Presidentit Trump? Nga ta kthejë? Kujt t’ia japë? Është hall i madh ky. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit